Futbollisti i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit nga Serie A të premten.
Reprezentuesi i Gjeorgjisë ka pasur një sezon mbresëlënës, ku me dymbëdhjetë gola dhe dhjetë asistime në tridhjetë e tri ndeshje, ka ndihmuar Napolin të sigurojë “Scudetton” pas tridhjetë e tri viteve.
“Ndikimi i Kvaratskhelias në ligë ka qenë mbresëlënës”, ka thënë shefi ekzekutiv i Serie A, Luigi De Siervo.“Përgëzime Napolit që solli në Itali këtë talent, i cili që në ndeshjet e para tregoi repertoarin e tij të teknikës, driblimit, personalitetit dhe kreativitetit”.