Hungarezi ka luajtur dy vite e gjysmë në Bundesligë për Leipzig, ku u paraqit nëntëdhjetë e një herë, duke shënuar njëzet gola dhe duke dhënë njëzet e dy asistime në të gjitha garat.
Ai ka komentuar lëvizjen e tij të fundit drejt Premier Leagues.
“Një klub vërtetë historik, lojtarë vërtet të mirë, trajner i mirë, gjithçka është mirë. Tifozët, stadiumi, gjithçka është shumë mirë. Për mua është vërtetë shumë mirë të vij në këtë klub”, ka thënë ai.
Hungarezi i cili para se të luante te Leipzig në Bundesligë, ku ishte transferuar në vitin 2021, ishte pjesë e Salzburgut ishte shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2019-2020 në Bundesligën austriake.