Lewandowski ka folur për Cristiano Ronaldon në orët e fundit. Sulmuesi i Barcelonës, i grumbulluar me Poloninë për kualifikueset e Ligës së Kombeve, njeh meritat e mëdha që ka portugezi në historinë e futbollit, duke vendosur rekorde edhe tani moshën 39-vjeçare. Një “përulje” para pesë herë fituesit të “Topit të Artë” e golashënuesit polak, po kalon një moment shumë të ëmbël në moshën 36-vjeçare.
“Unë e njoh plotësisht atë që Cristiano Ronaldo ka arritur gjatë gjithë karrierës dhe sesi e ka shënjuar historinë e futbollit me rekordet e tij. Kjo do të gdhendet në historinë e futbollit. Në moshën 39-vjeçare, gati të mbushë 40-vjeç, ai vazhdon të demonstrojë një ambicie e pabesueshme”, – pranoi ndërkombëtari polak.
Duke u fokusuar te Barcelona, sulmuesi iu referua nënshkrimit të ri, Szczesny. Nuk duhet të harrojmë se, pikërisht, personi i parë që kontaktoi portierin në fjalë, kur u dëmtua Ter Stegen, ishte bomberi polak. Leëwandowski e quan përforcim të madh ardhjen e bashkëkombasit të tij, i cili nënshkroi të mërkurën e javës së kaluar deri në fund të sezonit:
“Ai e di saktësisht se si t’i bëjë të tjerët të ndihen rehat, është i shkëlqyeshëm në mbështetjen e lojtarëve më të rinj. Përvoja dhe personaliteti i tij i fortë janë një pasuri e vërtetë për Barcelonën”.
- Advertisement -
Për më tepër, Lewandowski zbuloi se para se Szczesny të largohej nga Juventusi, portieri i tha atij se i vetmi opsion që kishte për të vazhduar të luante ishte Barça.
Lewandowski e ka nisur sezonin në një nivel spektakolar. Polaku ka kaluar 10 gola në La Liga dhe 2 gola në Champions League. “Në fund të sezonit të kaluar dhe në fillim të këtij, bëra disa ndryshime në aspekte të ndryshme të stërvitjes sime”, – pranon sulmuesi.
Lewandowski tani ka dy ndeshje me kombëtaren e tij, që korrespondojnë me Ligën e Kombeve. Të dyja ndeshjet do t’i luajë në shtëpi, në stadiumin kombëtar polak. Të shtunën do të përballet me Portugalinë e CR7, ndërsa më 15 tetor me Kroacinë e Modric.f