Leverkuseni i Granit Xhakës, është në çerekfinale të Europa League.
Kjo pasi arrit ta përmbys rezultatin nga 0:2 në 3:2, duke shkuar tutje me rezultat të përgjithshëm për skuadrën gjermane.
Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso e pati mjaft të vështirë ndaj skuadrës nga Azerbejxhani, Qarabag.
Misioni ishte tejet i vështirë.
- Advertisement -
Bayer Leverkusen e pa veten në disavantazh prej 0:2, për t’u rikthyer më pas në mënyrë spektakolare.
Dy gola në minuat shtesë nga Patrick Schick bënë që Leverkusen të fitonte ndeshjen dhe të siguronte kualifikimin.
Ndeshja e parë mes tyre përfundoi me rezultat 2:2.
Nesër do të tërhiqet shorti, ndërsa skuadra si Leverkusen, Milan, Liverpool e Roma janë në garë/ Klankosova.tv