Leverkusen mundi 0-2 Romën në “Olimpico” në gjysmëfinalen e parë të Europa League, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe. “Aspirinat” zhbllokuan llogaritë në minutën e 28-të me Wirtz, i asistuar nga Grimaldo. Të besuarit e De Rossit u përpoqën që të reagojnë, por hasën mjaft vështirësi, përballë një mbrojtje-je shumë të organizuar. Xhaka me shokë festuan sërish në të 73-tën minutë. Goli i Andrich “vulosi” suksesin e ekipit të Xabi Alonso, me skuadrën e kualifikuar që do të mësohet në ndeshjen e kthimit.
Sfida tjetër mes Marseille dhe Atalantës përfundoi 1-1. Në “Velodrome”, golit të Scamaccas iu përgjigj Mbema. Titullar për bergamaskët ishte edhe Berat Gjimshiti, që zhvilloi një ndeshje të mira.Në Conference League, Olympiacos surprizoi Aston Villan, duke e mposhtur 2-4 në Birmingham. Në Firence, Fiorentina-Brugge u mbyull 2-2.