Ai para medieve italiane u shpreh “Është një moment shumë i vështirë, me Monzën ka pasur gabime që janë vërtet të padenja për cilësitë e lojtarëve që ishin në fushë, veçanërisht për sa i përket vëmendjes. Gjendja psikologjike po ndikon shumë. Skuadra është dukshëm e brishtë dhe gjithçka që ndodhi dhe po ndodh, po e prek ekipin. Por, duhet të jenë të vetëdijshëm se ata kanë mbështetjen e të gjithëve atyre që e duan këtë fanellë dhe nuk duhet të dorëzohen, ashtu si në 2006”, deklaroi Del Piero.
Më tej, ish-kapiteni legjendar i Zonjës së Vjetër ka gozhduar edhe trajnerin Massimiliano Allegri, duke thënë se aj është përgjegjës për fillimin e vështirë dhe eliminimin nga Liga e Kampionëve.
“Fillimi katastrofik i sezonit është një përgjegjësi e Allegrit, ashtu si ecuria në Ligën e Kampionëve. Juventusi ka humbur shumë nga sezonet e tij dhe këtu duhet të mbajë dikush përgjegjësi”, tha Del Piero.