Postimet e tij në rrjetet sociale pas shkarkimit të Maldinit dhe Massara (që mbërritën pak ditë pas rinovimit të portugezit) kishin shkaktuar shqetësime të disa fansave dhe kishin ndezur disa thashetheme në treg, por që nga grumbullimi i Portugalisë, Rafael Leao hodhi poshtë çdo dyshim:
“E kisha marrë vendimin të qëndroja te Milani disa javë para nënshkrimit të kontratës. Iu kisha thënë drejtuesve se ishte ajo që doja. Kur arrita te Milani në moshën 19-vjeçare, ata më pritën në një mënyrë të pabesueshme.
Vitet aty më kanë ndihmuar të rritem dhe të bëhem lojtari që jam. Kjo është arsyeja pse nuk kam menduar kurrë të largohem, dua të vazhdoj të jem një lojtar i rëndësishëm për të tashmen dhe për të ardhmen e Milanit”.
Sulmuesi, i cili do të mbajë numrin 10 sezonin e ardhshëm, pas rikthimit të Brahim Diaz te Real Madridi, po përgatitet me kombëtaren e tij për ndeshjet kundër Bosnjës dhe Islandës, të vlefshme për kualifikueset evropiane: “Bosnja do të luajë si në një finale, duhet kujdes ndaj Dzeko që vazhdon të bëjë diferencën edhe në klubin e tij”.
- Advertisement -
Duke folur për klubin e Dzekos, Interin, Leao nuk mungoi të nënvizonte lumturinë e tij për fitoren e Manchester City në finalen e Champions League: “Jam shumë i lumtur për Ruben Dias dhe Bernardo Silva, por më vjen keq që nuk isha atje me ekipin tim për t’i sfiduar ata në finale. Fitimi i Ligës së Kampionëve është një ëndërr për çdo futbollist dhe jam shumë i lumtur për shokët e mi të kombëtares”.