Ishte goli i 101-të, mjaft i rëndësishëm për Lautaro Martinez me fanellën e Interit, ai që përmbysi Fiorentinën (pas barazimit 1-1) dhe siguroi Kupën e Italisë. Më saktësisht, goli që barazoi rezultatin për skuadrën e Simone Inzaghit ndaj Fiorentinës në minutën e 29-të të finales së Kupës së Italisë ishte i 100-ti i argjentinasit me fanellën zikaltër.
“Toro” më pas shënoi edhe golin e parakalimit ndaj vjollcëve në minutën e 37-të, duke arritur kuotën e 101 golave në pesë sezone. Për Lautaron, këto janë golat e 26-të dhe të 27-të sezonal, duke marrë parasysh të gjitha garat (3 gola në Kupën e Italisë, 20 në Serie A, një në Superkupën e Italisë dhe 3 në Ligën e Kampionëve).
Ky është sezoni i tij më i mirë për sa iu përket golave. Në sezonin 2018-2019 e mbylli me 9 gola; 21 gola realizoi më 2019-2020; 19 gola më 2020-2021; 25 gola më 2021-2022. Dhe Interi e feston menjëherë në rrjetet sociale.
- Advertisement -
La carica dei 1️⃣0️⃣1️⃣… 🐂#ForzaInter #FiorentinaInter #CoppaItaliaFrecciarossa pic.twitter.com/OvJ0np3Nim
— Inter (@Inter) May 24, 2023
“Jam i emocionuar, shumë i lumtur, sepse i kemi sjellë trofe këtij klubi të madh për disa vite. Duhet të vazhdojmë kështu, jam shumë i lumtur, – tha Lautaro, lojtari më i mirë zgjedhur i finales së Kupës së Italisë, për “Mediaset”, pas ndeshjes. – Doja të ngrija edhe një trofe tjetër.
E filluam keq, por më pas ishim shumë të mirë në përmbysjen e rezultatit. Jemi të lumtur që e mbajmë kupën në Milano. Sezoni im më i mirë? Dua të vazhdoj kështu, të jap kontributin tim për ekipin dhe të fitoj”.
- Advertisement -
Në fund, argjentinasi foli edhe për finalen e Champions League në Stamboll, më 10 qershor, ku Interi do të luajë ndaj Manchester City: “E kam nisur këtë sezon me trofe, e kam vijuar me Kupën e Botës dhe dua ta mbyll me një tjetër trofe, me Champions League. Dëshiroj të fitoj sërish”.