Luis Enrique mund të drejtojë Napolin nëse largohet Luciano Spalletti. Sipas Corriere dello Sport, ish-trajneri i kombëtares spanjolle është në krye të listës së trajnerëve që klubi italian do të dëshironte të emëronte.
Napolitanët pëlqejnë lojën që bën Enrique, ashtu edhe faktin që ai ka punuar tashmë në Itali te Roma (2011-2012).Gjithashtu, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është i interesuar edhe për Thiago Motta (Bologna) dhe Vincenzo Italiano (Fiorentina). /G.D abcnews.al/