Presidenti i Barcelonës Joan Laporta,, u shpreh se po mendojnë t’i ofrojnë trajnerit Xavi rinovimin e kontratës, ndërsa nuk ka vonuar reagimi i teknikut blaugrana.
“Oferta e klubit për të rinovuar kontratën time më bën të ndihem i lumtur. Kjo është absolutisht një shenjë besimi, por më parë rezultatet, më pas do të flasim për të ardhmen”, theksoi Xavi.
Barcelona po kalon një moment të mirë teksa janë shumë pranë suksesit në La Liga ndërsa janë me një këmbë edhe në finalen e Kupës së Mbretit.