Skuadra këtë vit ka performuar dobët, duke qenë vetëm në mes të tabelës në Premier League si dhe duke shkarkuar disa trajnerë.
“Ka qenë një sezon i vështirë gjatë gjithë kohës.Gara këtë sezon nuk do të na çojë në Champions League apo në tetë më të mirët në Premier League. Unë jam këtu deri në fund të sezonit. Unë jam duke punuar me skuadrën për të provuar të bëjë një kthesë në aspektin e ndjenjës, performancës dhe më pas rezultateve”, ka thënë Lampard.
Lampard ka thënë se pronari i Chelseas, Todd Boehly, ka qëllime të mira për skuadrën dhe se është me rëndësi që po ndërtohet skuadra e së ardhmes.