Ylli i Spanjës, Lamin Jamal feston sot 17-vjetorin e lindjes.
Ai ka marrë urime të shumta nga të gjithë teksa ka festuar me shokët e Kombëtares këtë ditë të veçantë.
Iberikët do të përballen me Anglinë në finalen e Europianit ku dhe do të kërkojnë trofeun, një dhuratë më e bukur se kjo nuk mund të ketë për talentin Jamal.
Ai ka thyer shumë rekorde gjatë këtij turneu dhe do të mbahet mend gjatë për supergolin e shënuar kundër Francës në gjysmëfinale.