Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Kur dashuria kthehet në urrejtje. Bonucci padit Juventusin, kërkon kompensim për dëmet
Sport

Kur dashuria kthehet në urrejtje. Bonucci padit Juventusin, kërkon kompensim për dëmet

Published 12/09/2023
Share
SHARE

“Martesa” mes Leonardo Bonuccit dhe Juventusit përfundoi zyrtarisht në orët e fundit të merkatos së kësaj vere, me kalimin e mbrojtësit italian tek Union Berlin. Ish-kapiteni i bardhezinjve, megjithatë, nuk është i gatshëm ta harrojë trajtimin që ka marrë nga klubi në muajt e fundit të trazuar.

Prandaj, Bonucci ka vendosur të çojë Juventusin në gjykatë me një kërkesë kompensimi për dëmet. Pra, shpallet beteja ligjore mes palëve. Kjo është mënyra më e keqe për t’i dhënë fund një historie të gjatë dhe të suksesshme dashurie.

Avokatët e lojtarit, Antonio Conte dhe Gabriele Zuccheretti do të vijojnë me veprimet ligjore të parashikuara në kontratën kolektive. Veprim i cili konsiston në një kërkesë kompensimi për dëmet, shkak i mungesës së pretenduar të kushteve adekuate të stërvitjes dhe përgatitjes në dispozicion të Bonucci, situatë e cila i ka shkaktuar lojtarit dëmtim të natyrës profesionale dhe imazhit.

Bonucci saktësoi se çdo shumë që rezulton nga ky aksion ligjor do t’i dhurohet “Neuroland”, një shoqate që mbështet familjet e fëmijëve të shtruar në departamentin e neurokirurgjisë pediatrike të Spitalit të Fëmijëve “Regina Margherita” në Torino dhe “Live Onlus”.

- Advertisement -

Nëpërmjet të ardhurave nga ankandet e materialeve që iu përkasin sportistëve të profilit të lartë, shoqata blen dhe dhuron defibrilatorë për t’ua ndarë klubeve sportive, shkollave dhe bashkive.

Për ish-kapitenin bardhezi nuk është një luftë personale me Juventusin, por çështje parimore që duhet çuar përpara edhe për lojtarët që gjenden në të njëjtën situatë si ai, pa pasur mundësi të reagojnë.

Sidomos, situatat që ai përjetoi u konsideruan “anormale” për një profesionist, si për shembull të kryente seanca stërvitore në mbrëmje, në orare të ndryshme nga ato të shokëve të tij, pa u takuar ndonjëherë me stafin teknik. Po kështu, ai nuk pati akses në palestër, pishinë dhe restorantin e klubit.

Për më tepër, zgjedhja e Juventusit për të mos e llogaritur fare për sezonin e ri, edhe pse me një vit kontratë të mbetur, bëri që lojtari të ndihej i braktisur qëllimisht, përmes një strategjie që Bonucci e konsideroi të paramenduar.

Juventusi, siç u tha disa herë në javët e fundit, beson se në vend të kësaj ka vepruar sipas rregullave ndaj Bonuccit, të cilit i ishte garantuar mundësia për t’u stërvitur, edhe pse larg shokëve të skuadrës. E gjitha kjo, padyshim, duke vënë në dispozicion pajisjet e nevojshme dhe personat përgjegjës.

- Advertisement -

KosPress Portal 12/09/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti pranon raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme 15/05/2025
Dialog politik te presidentja, synohet zhbllokimi i Kuvendit
Lajme 15/05/2025
Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025
Sport

El Clasico në ngjyrat blaugrana – Barça e mposht Realin

12/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?