Atletiko e Madridit nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Espanjolit të Marash Kumbullës në duelin e vlefshëm për javën e tretë të La Ligës.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, u aktivizua titullar në këtë duel, teksa la fushën e minutën e 64-t, për arsye ende të paqarta. Tifozët e Espanjolit në rrjetet sociale aludojnë për ndonjë lodhje ose dëmtim të lehtë që solli zëvendësimin e Kumbullës, pasi shqiptari isthe një nga më të mirët në fushë për skuadrën e tij, gjatë 64 minutave që qëndroi në fushë.
Vlen të theksohet fakti se Atletiko gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 55-të me Rikelmen, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ky ishte barazimi i dytë në 3 ndeshje për Atletikon dhe pika e parë për Espnjolin.
Skuadra e mbrojtësit shqiptar në duelin e radhës do të përballet me Rajo Vajekanon e Ivan Balliut, ndërsa Atletiko Madrid luan në transfertë ndaj Bilbaos.