Mbrojtësi i Shqipërisë Kumbulla u dëmtua në sfidën ndaj Milanit, do t’i nënshtrohet operacionit në Milano.
Andaj, sipas burimeve brenda klubit Marash Kumbulla do të rikthehet në fushën e lojës në vitin 2024.
Ndërsa, në planin personal, mbrojtësi kuqezi po përjeton ditët më të bukura të jetës së tij, pasi pas pak javësh do të bëhet baba i një vajze të vogël, në planin sportiv goditja ishte shumë e rëndë.
Në takimin që Roma pati kundër Milanit, 23-vjeçari pësoi një dëmtim shqetësues në pjesën e përparme të gjurit të djathtë.
- Advertisement -
Për stafin mjekësor, ndërhyrja është e paevitueshme, ndërsa lojtari kërkoi kohë për të vendosur se ku do ta kryejë ndërhyrjen e komplikuar kirugjikale. Mbrojtësi kuqezi do të operohet në klinikën “La Madonnina” në Milano ditën e martë.
Ai nuk do të kthehet në fushë para fillimit të vitit 2024 pasi, periudha e rikuperimit nga momenti i operacionit shkon nga gjashtë deri në tetë muaj. Por klubi i Romës dhe familja do t’i qëndrojnë afër për ta kaluar këtë moment të vështirë.
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo do të duhet që të bëjë pa 23-vjeçarin në ndeshjet që kombëtarja do të ketë në këtë sezon, me Kumbullën që ka qenë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses.