Rikthim bindës i tij në kombëtare, pasi nuk mori asnjë minutë aktivizim në finalet e “Euro 2024”. Marash Kumbulla, edhe në mungesë të kapitenit Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajetit, luajti titullar në dy ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Si ndaj Ukrainës, edhe mbrëmë kundër Gjeorgjisë, la përshtypje të mira. Sigurisht, zhgënjimi për humbjen 1-0 në “Arena Kombëtare” ishte evident tek ai, në fjalën pas ndeshjes së mbrëmshme: “Të them të drejtën ndeshja ishte e vështirë.
E kishim përgatitur kështu, sepse e dinim se Gjeorgjia është e fortë shumë. Gjeorgjianët luajnë me kundërsulme, mbrojnë të gjithë mbrapa dhe nisen me Kvara e Mikautadze, që janë sulmues shumë të fortë. Në rastin e golit të tyre më mirë duhej të bënim faull.
Kur has në kundërsulme, fuallet janë shumë të mira. Le të shohim përpara, besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë me Ukrainën, ku morën tri pikët. Gjeorgjia është ekipi më i fortë i grupit. Më vjen keq për tifozët, sepse atmosfera ishte shumë e bukur, por të shohim përpara.
- Advertisement -
Jam shumë i lumtur që luajta në të dyja ndeshjet, sepse pas një viti e gjysmë nuk ishte shumë e thjeshtë për mua pas dëmtimit. Tani jam i lumtur se kam marrë minuta tek Espanyol, edhe këtu te Shqipëria. Më kishte munguar jo pak kombëtarja. Jam i lumtur për ndeshjen, por jo për rezultatin”.