Xhudistja kosovare Loriana Kuka është vetëm një duel larg medaljes së bronztë në turneun Grand Prix të Austrisë.
Loriana në luftën e parë për medalje të bronztë mundi suedezen, Anna Bernholm duke bërë hapin e madh në garën për t’i siguruar Kosovës medalje nga ky turne.
Kuka në duelin vendimtar për medaljen e bronztë, do të përballet me xhudisten nga Holanda, Hilde Jager.