Ndeshja e mbrëmjes së sotme midis Shqipërisë dhe Moldavisë që përfundoi barazim por që i dha kombëtares sonë një biletë për në Euro 2024, ndoshta nuk mund të arrihej pa kontributin e trajnerit brazilian Silvinjo.
Fitorja është një sukses jo vetëm për kombëtaren tonë por edhe sukses personal i trajnerit, ndërsa familjarët e tij e kanë pritur me emocion. Vajza e tij, Tati nuk i ka fshehur emocionet në postimet në rrjetet sociale.
Në një bashkëbisedim në Whatsapp, ajo shihet e përlotur. “Dhe unë jam duke qarë në një lokal” i shkruan ajo bashkëbiseduesit, duke treguar se si e ka përjetuar kualifikimin e kombëtares sonë, por sigurisht edhe arritjen e babait të saj.