Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij futbollistin e Antalyaspor, Amar Gërxhaliu.
Pas tërmetit të fuqishëm në Turqi, kampionati atje është pezulluar përkohësisht, prandaj Gërxhaliu ka shfrytëzuar rastin që të vijë për pushime disa ditore në vendlindje.
Gërxhaliu aktualisht është pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës, derisa në të ardhmen pritet të jetë edhe pjesë e Kombëtares A, pasi vlerësohet si lojtar me potencial të madh në repartin e mbrojtjes.
Presidenti Ademi e përgëzoi Gërxhaliun për paraqitjet e tij të deritashme dhe e inkurajoj që të vazhdojë të punojë maksimalisht për ta mbajtur formën dhe për të dëshmuar vlerat e tij, teksa vuri në pah rëndësinë që FFK ua kushton talenteve të reja dhe qëllimin që ka për të afruar sa më shumë lojtarë të rinj e perspektivë në Kombëtaren A.
- Advertisement -
Nga ana e tij, Gërxhaliu u shpreh mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe theksoi se objektivi i tij është që në të ardhmen të jetë pjesë e Kombëtares A të Kosovës.
“Jam i lumtur dhe falënderues për takimin që pata me presidentin Ademi dhe me bashkëpunëtorët e tij në FFK. Normalisht që në këtë takim biseduam për paraqitjet e mia me ekipin kombëtar. Jam i lumtur që jam pjesë e Kosovës dhe kam dëshirë të vazhdoj të luaj me fanellën e Kosovës.