Toni Kroos do të veshë sërish fanellën e Gjermanisë. Pas lamtumirës së tij me kombëtaren në vitin 2021, mesfushori i Real Madridit njoftoi rikthimin e tij me një postim në rrjetet sociale.
Tri vite pas eliminimit në 1/8 finale të Kampionatit Europian të fundit (pas humbjes 2-0 ndaj Anglisë), lojtari, një nga më të suksesshmit në Europë dhe në botë, ka bërë të ditur se është gati dhe kthehet menjëherë në kombëtaren gjermane, t’i jetojë si protagonist angazhimet e radhës. Kampionati Evropian 2024 mbi të gjitha do ta shohë Gjermaninë nikoqire të kompeticionit.
“Njerëz, në mars do të luaj përsëri për Gjermaninë. Pse? Meqë më pyeti trajneri, ndihem gati dhe jam i sigurt se me ekipin kombëtar në Kampionatin Evropian është e mundur të arrijmë shumë më tepër nga sa besojnë shumica”.
Ky është postimi, i tij i cili u bë menjëherë “viral” në Gjermani, por mbi të gjitha edhe në Spanjë. Po, sepse kontrata e Kroos me Real Madridin, që skadon më 30 qershor 2024, nuk është rinovuar ende. Madje ishte folur edhe për lamtumirën e tij të mundshme nga futbolli në moshën 34-vjeçare.
- Advertisement -
Megjithatë, fakti që rikthehet për të veshur fanellën e Gjermanisë do të thotë se dëshiron të vazhdojë të luajë. Është e qartë se ndoshta ka menduar për ta fituar Kampionatin Evropian të kësaj vere me kombëtaren gjermane si protagonist, pikërisht përpara fansave të zjarrtë në Berlin.
Në Spanjë u fol edhe për një plan të mundshëm B të ofruar nga Ancelotti për Kroos, një rol i spikatur në stafin e tij teknik. Megjithatë, hipoteza se ai mund të vazhdojë të luajë edhe për një vit në kryeqytetin spanjoll nuk është absolutisht për t’u hedhur poshtë, edhe disa klube të mëdha po “nuhasin” ndonjë marrëveshjeje me kosto zero.
Ndërkohë, disa lojtarë e kanë komentuar postimin e Kroos; nga ish-shokët e skuadrës si Jerome Boateng dhe Muller tek ata aktualë si Bellingham dhe Lucas Vazquez apo Rudiger dhe Alaba.