Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Kroos mban pezull Real Madridin: Ende s’kam vendosur për rinovimin
Sport

Kroos mban pezull Real Madridin: Ende s’kam vendosur për rinovimin

Published 14/02/2024
Share
SHARE

“A kam folur me klubin për rinovimin e kontratës? Unë them gjithmonë të vërtetën, nuk e di të ardhmen. Jam duke menduar se çfarë të bëj, por nuk kam vendosur asgjë. Jam i kënaqur me faktin që shumë njerëz duan që unë luaj edhe një vit, kjo është pozitive, por nuk e kam marrë ende vendimin”.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e tha këtë në një konferencë për shtyp, pas ndeshjes së parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve si mysafir ndaj Leipzigut, kur u pyet për të ardhmen e tij.

Çelësi për të vazhduar: “Të kesh të njëjtën dëshirë për të fituar si 10 vite më parë, përndryshe nuk mund ta bësh. Kujdesem shumë për trupin tim, mund të luaj çdo tri ditë pa ndodhur asgjë. Gjërat po funksionojnë”.

Niveli i shkëlqyer i Toni Kroos te Real Madridi ka nxjerrë edhe një herë në dritë debatin për vazhdimësinë e tij te “Los Blancos” duke nisur nga data 30 qershor. Mesfushori në moshën 34-vjeçare ende nuk e ka njoftuar klubin nëse do të vazhdojë apo jo, por për këtë ka folur nëna e tij.

- Advertisement -

Birgit Kämmer foli në podkastin që Toni ka me vëllain e tij, Félix, “Einfach mal Luppen”, u ndal kryesisht tek e ardhmja e djalit të madh: “Nëse ai rinovon me Real Madridin do të bëjë të lumtur trajnerin, shokët e skuadrës, gjithashtu Leon (djalin e tij) dhe shumë të tjerë. Në fund të fundit, ai duhet të jetë i lumtur, kështu që vendos vetë. Ai vendos se çfarë duhet të bëjë dhe ne e pranojmë, kjo është e gjitha. Uroj që ta përfundojë ashtu siç dëshiron nga thellësia e zemrës së tij”.

Nga ana e saj, mamaja ishte e qartë për preferencat e saj për të ardhmen, megjithëse theksoi vështirësinë e vendimit të Kroos: “Ai do ta përfundojë karrierën në nivelin më të lartë dhe pa u shqetësuar nga dëmtimet. E di që është një vendim i vështirë për t’u marrë. Ajo që unë dua është të ketë një pushim të mirë veror, një kamp të mirë stërvitor dhe ta shoh ta fillojë sezonin e tij të fundit në Madrid”.

KosPress Portal 14/02/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Europa League drejt finales angleze – Sonte vendoset gjithçka

08/05/2025
Sport

Parisi bën historinë – eliminon Arsenalin dhe sfidon Interin në finale

08/05/2025
Sport

Në hapat e babait: Djali i CR7 grumbullohet me kombëtaren portugeze

07/05/2025
Sport

Gjysmëfinale vendimtare: A do të jetë PSG apo Arsenal përballë Interit?

07/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?