Si i mban Carlo Ancelotti gjithmonë të gjithë në rrugën e duhur? Kjo është një nga pyetjet që i është bërë Toni Kroos në një intervistë për podcastin gjerman “Einfach mal Luppen”. Mesfushori, një legjendë e Real Madridit, u kënaq duke treguar disa anekdota të fundit:
“Gjëja interesante është se Carlo, javën e kaluar, para ndeshjes në Mallorca, na tha: Nëse e luajmë ndeshjen në Mallorca dhe fitojmë, ka mbaruar puna e titullit. Dhe pastaj, duke fituar në Balearics, ai na zbuloi: Ju kam gënjyer, duhet të fitojmë edhe javën tjetër, atëherë mbaron”.
Tani që Real Madridi ka fituar “El Clasico”, trajneri italian e ka bërë këtë gjë sërish. “Pas ndeshjes së fundit ndaj barcelonës, ai tha tre gjëra, – vazhdon ish-lojtari i Bayern Munich. – Së pari, urime. Së dyti, titulli do të përfundojë kur të mundim Real Sociedad të premten. Dhe e treta, dy ditë pushim”, – përfundoi Kroos duke qeshur.