Kombëtarja e Kosovës, sot nga ora 18:00 do të përballet me Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve
Qipro do të jetë nikoqire e Kosovës kësaj radhe.
Kosova kërkon fitore, pas humbjes 0:3 nga Rumania në “Fadil Vokrri”, shkruan Klankosova.tv.
Edhe në konferencën për media e ekipit, qëllim i të gjithëve ishte fitorja, me shpresën për t’u kualifikuar edhe më tej.
- Advertisement -
Por, Kombëtarja e Kosovës nuk do t’i ketë tre nga futbollistët e saj, pasi ata u përjashtuan për thyerje të rregullave.
Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, Florent Muslijën dhe Arjanet Muriq.