Kosova sot me fillim nga ora 20:45 do të ballafaqohet me Rumaninë në një sfidë vendimtare sa i përket rrugës drejt kualifikimit për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” të përzgjedhur e Alain Giresses do të luajnë vetëm për fitore, derisa do ta kenë mbështetjen e madhe të tifozëve pasi mësohet se tashmë janë shitur të gjitha biletat që ishin ne dispozicion nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës./21Media