Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të jetë në kërkim të fitores së tretë në Ligën e Kombeve.
Me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Qipron.
Synimi i “Dardanëve do të jetë marrja e pikëve të plota nga kjo sfidë, kështu për t’u mbajtur në lojë për kualifikimet e Botërorit 2026.
Ndeshjen e kaluar, skuadra e Franco Fodas, e mbylli me suksese duke arritur fitore si mysafire e Lituanisë, me rezultat 1:2 me golat e Edon Zhegrovës dhe Ermal Krasniqit.
- Advertisement -
Derisa në një konferencë të mbajtur për media para ndeshjes së sontme, Zhegrova shfaqi optimizëm për fitore.