Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

Published 13/05/2025
Share
SHARE

Sot shënohet një nga datat më domethënëse në historinë e sportit dhe shtetformimit të Kosovës – 13 maji i vitit 2016, dita kur Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) u pranua zyrtarisht në FIFA.

Në Kongresin e 66-të të FIFA-s, të mbajtur në Meksikë, Kosova u bë anëtarja e 210-të e këtij institucioni prestigjioz të futbollit botëror, duke marrë 141 vota nga 164 gjithsej.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka reflektuar mbi këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që nisi në kushte të vështira, por që sot konsiderohet histori suksesi.

“Ky rrugëtim nisi në rrethana të vështira, me hapa të guximshëm dhe shumë sakrificë. Nga puna vizionare e Agim Bytyqit dhe bashkëpunëtorëve të tij gjatë kohës së okupimit, te rezistenca e palëkundur nën drejtimin e Rexhep Abdullahut, mbijetesa e futbollit nën udhëheqjen e Sabri Hashanit, e deri te ndërkombëtarizimi nën udhëheqjen e legjendës Fadil Vokrri – të gjitha këto faza kanë ndërtuar themelet e forta të futbollit tonë,” ka shkruar Ademi.

- Advertisement -

Ai theksoi se përmes përkrahjes nga UEFA dhe FIFA, si dhe përkushtimit të strukturave të FFK-së, futbolli në Kosovë ka shënuar përparim të dukshëm në të gjitha segmentet – nga grupmoshat e reja e futbolli i femrave, te përmirësimi i infrastrukturës dhe ngritja e standardeve profesionale.

Ademi e quajti këtë ditë një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin e futbollit ndër vite – përfshirë futbollistë, trajnerë, drejtues klubesh, administratorë, donatorë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Ai falënderoi në veçanti presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ka përfaqësimi i vendit në ngjarje të tilla ndërkombëtare.

“Jam veçanërisht i nderuar që pikërisht sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, ndodhem në Paraguai për të përfaqësuar Kosovën në Kongresin e 75-të të FIFA-s – një moment që pasqyron më së miri rrugëtimin tonë të jashtëzakonshëm dhe pozitën e merituar që kemi fituar në skenën ndërkombëtare të futbollit,” përfundoi Ademi.

KosPress Portal 13/05/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari
Sport 13/05/2025
Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të
Lajme 13/05/2025
Kuvendi ende në ngërç – sot përpjekja e 15-të për konstituim
Lajme 13/05/2025
Zgjedhjet 2025: PS drejt mandatit të katërt, PD mbetet pas – ja si ndahen mandatet
Lajme 13/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

El Clasico në ngjyrat blaugrana – Barça e mposht Realin

12/05/2025
Sport

Europa League drejt finales angleze – Sonte vendoset gjithçka

08/05/2025
Sport

Parisi bën historinë – eliminon Arsenalin dhe sfidon Interin në finale

08/05/2025
Sport

Në hapat e babait: Djali i CR7 grumbullohet me kombëtaren portugeze

07/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?