“Dardanët” e morën epërsinë qysh në minutën e 20-të, ku Edon Zhegrova shënoi gol mjaft të bukur.
Lituania shënoi në minutën e 34-të, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje, e për më shumë nuk patën forcë të bënin në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Kosova shënoi sërish, ketë herë me Ermal Krasniqin, i cili e shënoi golin e parë me fanellën e “Dardanëve”.
Ndërsa, pas një gabimi të portierit Saipi, Lituania ngushtoi epërsinë në 1-2, e që ishte edhe rezultati përfundimtar.
- Advertisement -
Kjo është fitorja e dytë e Kosovës nga tri ndeshje në Ligën e Kombeve, ku ka gjashtë pikë dhe pozicionohet e dyta, teksa vendin e parë e ka Rumania, e cila sonte luan me Qipron, e Kosovës do t’i shkonte për shtati një barazim