Shtëpia më e madhe e futbollit botëror (FIFA), ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie në renditjen e re të FIFA-së. ‘Dardanët’ tani renditen në pozitën e 108-të, një pozitë më poshtë në krahasim më renditjen e kaluar.
Kosova këtë muaj barazoi me Rumaninë derisa u mund nga Bjellorusia në Budapest.
Kosova i ka 1179,69 pikë, ndërsa e sheh veten prapa Madagascarit dhe përpara Taxhikistanit.
- Advertisement -
Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë ngritet në renditjen e re të FIFA-s. Kuqezinjtë kanë përparuar për tri pozita, nga ajo e 68-të në të 65-ën. Shqipëria i ka 1357,39 pikë, ndërsa gjendet përpara Kepit të Gjelbër dhe prapa Irlandës së Veriut.