Autoritetet spanjolle kanë arrestaur një tifoz, i cili dyshohet se është përfshirë në sulmin racist që Vinicious mori në ndeshjen kundër Valencias.
Sulmi racist i marrë nga braziliani gjatë ndeshjes kundër Valencias ka marrë përmasa të mëdha. Siç u ankua Courtois, që në minutën e 20-të tifozët vendas filluan të bënin zhurmë nëpër tribunë me thirrjet raciste.
Pak çaste më parë, Valencia njoftoi se një tifoz është arrestuar për ofendimet raciste ndaj lojtarit të Real Madrid, ndërsa theksoi se autoritetet spanjolle po vazhdojnë hetimet për të gjetur tifozët e tjerë që morën pjesë në incident, duke u përpjekur t’i identifikojnë ata nga kamerat e sigurisë të stadiumit./h.ll/abcnews.al