Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Komiteti i FFK-së njofton UEFA-n e FIFA-n për rastin e Agim Ademit
Sport

Komiteti i FFK-së njofton UEFA-n e FIFA-n për rastin e Agim Ademit

Published 28/03/2023
Share
SHARE

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka thënë se ka vendosur që t`i informojë UEFA-n e FIFA-n pas zhvillimeve të javës së kaluar në lidhje me kryetarin e federatës, Agim Ademi, si dhe ngjarjen në hotelin ku ishte akomoduar Kombëtarja.

Ademit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa sipas zyrtarëve të FFK-së, lojtarët e Kombëtares janë shqetësuar nga hetuesit.

“KE që t’i informojë instancat më të larta ku bënë pjesë, UEFA-n dhe FIFA-n dhe t’ua paraqesë një raport të detajuar mbi zhvillimet e fundit dhe njëherësh t’i mbajë të informuara në vazhdimësi”, ka theksuar ky organizëm përmes një komunikate të lëshuar. 

“KE shpreh shqetësimin në lidhje me të gjitha veprimet që kanë ndodhur me datë 21 mars, në zyret e FFK-së dhe ndaj stafit të Kombëtares në hotelin ku është i akomoduar, nga disa policë civilë, të cilët kanë ndërhyrë pa u prezantuar fare dhe pa asnjë dokumentacion, gjë e cila dëshmohet edhe në komunikatën e policisë, sepse nuk ka pasur asnjë shkresë zyrtare deri më datën 22 mars 2023. Këto veprime pa bazë ligjore, KE do t’i adresojë pranë organeve përkatëse të Kosovës”. 

- Advertisement -

Sipas komunikatës, KE edhe një herë rithekson gatishmërinë për të bashkëpunuar me çdo institucion të Kosovës, të UEFA-s dhe FIFA-s për adresimin e të gjitha çështjeve dhe parregullsive potenciale, të cilat kanë mundur të ndodhin, si pranë organeve të saj përkatëse, po ashtu edhe atyre shtetërore. 

“KE i siguron të gjithë se çdo boshëllëk eventual do të plotësohet konform dispozitave të statutit në fuqi. Njëherësh, KE shpreh indinjatën në lidhje me veprimet dhe shqetësimet që kanë ndodhur në ambientet ku ishte Kombëtarja e Kosovës dhe në selinë e FFK-së, e që sipas bindjes së KE të FFK-së, një pjesë e tyre kanë qenë pa bazë ligjore dhe kanë fyer dinjitetin e ekipit dhe stafit të Kombëtares”, ka theksuar KE.

KE shpreson se në ditët në vijim të gjitha këto shqetësime të sqarohen dhe organet kompetente të vendosin konform rregullave dhe procedurave dhe të ndihmojnë Kombëtaren e Kosovës dhe FFK-në në përfaqësimin e saj dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

“KE inkurajon ekipin dhe stafin e Kombëtares që të mos ndikohen nga këto zhvillime dhe të vazhdojnë të japin paraqitje dinjitoze në ndeshjen kundër kombëtares së Andorrës, ashtu sikurse në ndeshjen kundër kombëtares së Izraelit”, ka theksuar ky trup.

KosPress Portal 28/03/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Faton Peci merret në pyetje nga Prokuroria Speciale pas bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë
Lajme 27/05/2025
Agusholli rrëfen arrestimin në Merdare: “Serbët përmendën edhe emrin e Kurtit”
Lajme 27/05/2025
Një tjetër shqiptar i fshehur zbulohet në Argjentinë – Sylvinho gati surprizën!
Lajme Sport 27/05/2025
Balotelli “shpërthen”: Nuk i kam zili as Ronaldon, as Messin!
Sport 27/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

LajmeSport

Një tjetër shqiptar i fshehur zbulohet në Argjentinë – Sylvinho gati surprizën!

27/05/2025
Sport

Balotelli “shpërthen”: Nuk i kam zili as Ronaldon, as Messin!

27/05/2025
Sport

Këpuca e Artë i shkon përsëri Cristiano Ronaldos

27/05/2025
LajmeSport

Silvinho zbulon listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Serbisë – Emra surprizë përbëjnë skuadrën

26/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?