Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se janë konfirmuar tashmë dy kundërshtarët e radhës me të cilët do të përballen kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi më 23 dhe 27 mars.
Miqësorja e parë e Shqipërisë U-21 do të jetë kundër Azerbajxhanit më 23 mars, ndërsa miqësorja tjetër do të jetë ajo kundër Polonisë, më 27 mars. Të dyja këto takime miqësore do të zhvillohen në Antalia të Turqisë.