Kombëtarja e futbollit të Rumanisë ka mbërritur në Kosovë për ndeshjen e parë të kampionatit të ri të Ligës së Kombeve.
Pas një fluturimi prej pak më shumë se 60 minutash, delegacioni i kombëtares rumune zbarkoi në Prishtinë, i gatshëm për të nisur përgatitjet për ndeshjen debutuese.
Siç njofton Federata Rumune e Futbollit, “Trekolorët” do të qëndrojnë për tre netët e ardhshme në një hotel në Prishtinë.
“Atmosfera është e përqendrimit dhe vendosmërisë, me djemtë të vendosur për të marrë një rezultat pozitiv ndaj kundërshtarëve të tyre nga Kosova”, thuhet në njoftimin e FRF-së.
- Advertisement -
Të premten (6 shtator), me fillim nga ora 20:45, Kosova do ta presë në “Fadil Vokrri” Rumaninë në ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Nga kampi i Kosovës janë shprehur optimistë për një rezultat pozitiv në ndeshjen hapëse. /Klankosova.tv