Anglia do të ketë përballë në gjysmëfinale, një nga surprizat e këtij Evrppiani, Holandën, nëse mund të quhet e tillë, pasi “tulipanët” janë një emër i madh i futbollit Evropian, por të paktë ishin ata që e shihnin deri në këtë fazë. Ronald Koeman nuk dëshiron të ndalet këtu, por sheh nga finalja, ku dhe ai shpreson që përballë të ketë Spanjën:
“Është ende herët për të folur për këtë, fillimisht duhet të përgatisim mirë gjysmëfinalen, do të jetë një ndeshje mes dy përfaqësueseve të mëdha. Në finale do të doja Spanjën, duke qenë se me Francën u përballëm edhe në fazën e grupeve”, u shpreh ndër të tjera Koeman.