Ronald Koeman, trajneri holandez dhe ish-trajneri i Barcelonës, foli për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit në Katalonjë. Koeman tha se Barcelona është shtëpia e argjentinasit dhe se ishte e dhimbshme ta shihje atë duke u larguar nga “Camp Nou”.
“Messi është lojtari më i mirë në botë dhe kur u largua ishte e vështirë për të gjithë. Të shihje Leon me një fanellë tjetër ishte e çuditshme. Barcelona është shtëpia e tij, aty duhet të jetë. Nuk ishte mirë që klubi nuk i dha mundësinë për të vazhduar, nuk e di se cili ishte problemi. Do të doja që ai të kthehej”, tha ai. Kujtojmë se kontrata e Messit te PSG përfundon në fund të këtij sezoni, kurse argjentinasi ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me klubin francez.