Lionel Messi thuhet se është duke u larguar nga Paris Saint Germain dhe ka një ofertë të madhe në tavolinë nga skuadra e Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Ramano pohoi më herët se marrëdhënia mes fituesit të Kupës së Botës dhe PSG-së u prish plotësisht pasi ylli bëri një udhëtim të paautorizuar në Arabinë Saudite.
Skuadra franceze e pezulloi argjentinasin për dy javë dhe raportet thonë se Jorge Messi ka komunikuar dëshirën e legjendës për t’u larguar nga klubi.
Megjithatë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka në tavolinë një ofertë të jashtëzakonshme në aspektin financiar.
- Advertisement -
Sipas italianit Romano, skuadra saudite Al Hilal me ndihmën e qeverisës së Arabisë Saudite ka dërguar një ofertë zyrtare me vlerë 350 milionë funte apo rreth 400 milionë euro në vit.