Zinedine Zidane mbetet një nga emrat më të kërkuar në treg, por tekniku francez vijon të refuzojë në mënyrë konstante çdo ofertë që ka ardhur në derën e tij këtë periudhë. Oferta e fundit e bërë publike nga mediat ka ardhur nga Arabia Saudite.
Al Nassr, klubi i C.Ronaldo-s, i ka ofruar Zidanes një kontratë 2-vjeçare dhe 150 milionë euro pagë. Sipas Footmercato: Zidane ka refuzuar ofertën e sheikëve pasi dëshira e tij është të drejtojë një klub me emër në Evropë me objektiva të mëdha.