Evertoni po konsideron që të bëjë një përpjekje të re për Armando Brojën, por do të përballet me konkurrencën e fortë të Brentfordit.
Pavarësisht kësaj, disa klube janë lidhur me të, si Milan apo Sauthempton. Kështu shkruan media angleze “CaughtOffside”, e cila shpjegon të rejat më të fundit për situatën e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Evertoni ishte në bisedime për të arritur te Broja, i vlerësuar 30 milionë euro në fillim të kësaj vere, por këto spekulime nuk kanë shkuar te një finalizim konkret. Tani, klubi i Evertonit do të kthehet me një propozim të përmirësuar për 22-vjeçarin, pasi ata kërkojnë të zëvendësojnë Kalvert-Levin, i cili do të shkojë te Uest Hem ose Njukasëll. Sipas anglezëve, pasi përfundoi atë huazim jo të mirë te Fullhemi, Broja ka rënë nën urdhrat e trajnerit Enco Mareska, i cili e konsideron si të tepërt në ekip, me prezencën e Nikolas Xhekson dhe Kristofer Nkukut.
Kështu sulmuesi ka të ngjarë të largohet nga klubi i fëmijërisë në këtë merkato. Duke u rritur përmes akademisë prestigjioze të Çelsit, Broja shijoji dy periudha mbresëlënëse huazimi në Viteshe dhe Sauthempton, përpara se të hynte tek ekipi i parë i bluve. Sulmuesi i Kombëtares ka luajtur 38 herë për Çelsin gjatë dy sezoneve të fundit, pavarësisht se vuajti nga një këputje e ligamentit në gju gjatë kësaj kohe.
BROJA, NË pritje- Armando është në pritje për të parë nëse Milani do të bëjë një lëvizje të fundit në merkato sa i përket sulmit, me klubin italian që kuptohet që e ka ndjekur. Nëse kuqezinjtë do të lëvizin, ai është i gatshëm të kalojë në Serinë A, ku do të kishte edhe Ligën e Kampioneve një “shfaqje” më shumë për të treguar aftësitë. Ndërkohë nga ana tjetër, në artikull raportohet se Brentfordi mund të fillojë të lëvizë për Brojën nëse do të humbasë Ivan Tonei, i cili kërkohet nga disa ekipe të mëdha.