Trajneri gjerman Jurgen Klinsmann rikthehet në bankinë.
Klinsmann ka gjetur marrëveshjen me Federatën e Futbollit të Koresë së Jugut dhe do të jetë trajneri i kombëtares aziatike, me një kontratë deri në Botërorin e vitit 2026.
Ish-sulmuesi gjerman ka drejtuar Gjermaninë më parë dhe SHBA-në, ndërsa ka qenë edhe trajner i klubeve të Bayern Munich dhe Hertha Berlin.