Klaus Gjasula do të luajë në Bundesligë sezonin e ardhshëm pasi skuadra e tij arriti të ngjitej pasi u rendit në vendin e dytë. Ndërkohë, “transfermarkt” e lidh emrin e Gjasulës me një transferim të mundshëm te Borusia Dortmund.
Gjasula e ka shpërndarë foton në profilin e tij në “Intagram”, teksa nuk mungon as humori i tij në lidhje me këtë publikim.
“Nuk doja që ta mësonit nga mediat, por ja që ndodhi. U zbulua”, shkruan mesfushori i Kombëtares në foton e publikuar në “Instagram”.