Raportimet e fundit nga Italia thonë që mbrojtësi i Napolit, Kim Minjae, dhe Manchester Unitedi janë afër arritjes së marrëveshjes.
Kimi ka luajtur 43 herë këtë stinor për napolitanët, duke kontribuuar që klubi ta fitojë titullin kampion të Italisë pas 33 vjetësh.
Vetëm pak ditë më parë ishte thënë se Kimi kishte pranuar një ofertë kolosale nga Djajtë e Kuq.
Ata për më tepër duhet t’ia paguajnë klubit napolitan një shumë midis 43 milionë dhe 52 milionë funtesh për të.