Lanika Rexhepi nga klubi i karatesë “Olimp” ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Olimp Open” në Shkup.
Ajo fitoi medaljen e artë në kategorinë e kadeteve +54 kg, e ku në gjysmëfinale e mposhti garuesen e Serbisë. Krahas Lanikës me medalje u stolis edhe Danina Rexhepi.
Ajo fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 49 kg, si dhe medaljen e bronztë në kategorinë +45 kg.Ndërkaq Stina Dauti përkundër paraqitjes së mirë, nuk arriti të plasohet në serinë për medalje.