Top-ligat evropiane tashmë kanë hyrë në fazën më zjarrtë të sezonit.
Krahas garës për titull të kamponit, e “nxehtë” po bëhet edhe gara për ‘Këpucën e Artë’.
Sulmuesi i Bayern Munich, Herry Kane kryeson listën e golashënuesve më të mirë në Evropë. Reprezentuesi i Anglisë deri tani ka realizuar 31 gola në 26 ndeshje të luajtura.
Kane ndiqet nga ylli i PSG-së, Kylian Mbappe me 24 gola në 24 ndeshje të zhvilluara.
- Advertisement -
I treti në listën e shënuesve më të mirë është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez me 23 gola të shënuara në 26 ndeshje të zhvilluar.
Renditja e golashënuesve më të mirë në Evropë
1.Harry Kane (30 vjeç/Bayern Munich/Angli) – 31 gola në 26 ndeshje (2303 minuta të luajtura)
2.Kylian Mbappe (25 vjeç/Paris Saint-Germain/Francë) – 24 gola në 24 ndeshje (1846 minuta të luajtura)
3.Lautaro Martinez (26 vjeç/Inter Milan/Argjentinë) – 23 gola në 26 ndeshje (2114 minuta të luajtura)
- Advertisement -
4.Vangelis Pavlidis (25 vjeç/AZ Alkmaar/Greqi) – 23 gola në 26 ndeshje (2293 minuta të luajtura)
5.Kevin Denkey (23 vjeç/Cercle Bruges/Togo) – 23 gola në 28 ndeshje (2497 minuta të luajtura)
6.Serhou Guirassy (28 vjeç/Stuttgart/Guinea) – 22 gola në 20 ndeshje (1500 minuta të luajtura)
- Advertisement -
7.Viktor Gyökeres (25 vjeç/Sporting CP/Suedi) – 22 gola në 24 ndeshje (2150 minuta të luajtura)
8.Luuk de Jong (33 vjeç/PSV Eindhoven/Holandë) – 22 gola në 26 ndeshje (2078 minuta të luajtura)
9.Santiago Giménez (22 vjeç/Feyenoord/Meksikë) – 21 gola në 25 ndeshje (2045 minuta të luajtura)
10.Lawrence Shankland (28 vjeç/Hearts of Midlothian/Skoci) – 20 gola në 30 ndeshje (2689 minuta të luajtura)