Atletët e talentuar që ka vendi, klubet e Federata e Atletikës shumë shpejt do të kenë stadiumin e tyre modern, i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare.
Bëhet e ditur se marrëveshja e nënshkruar sot mes ministrit Hajrulla Çeku dhe kryetarit Kadri Rahimaj, në një afat optimal do të shndërrohet në realitet të prekshëm.
Mbi 3 milionë euro të ndara nga MKRS, janë investim direkt në vizionin e përgjithshëm të atletikës në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit sportiv.