Reagim ndaj sjelljeve jo sportive dhe dhunës së shkaktuar në ndeshjen e zhvilluar me datë 08.09.2024 në mes të KF Deçani – FC Prizreni. 0 : 1 e ndërprerë në min 90’
FC Prizreni reagon ndaj dhunës se ashpër të shkaktuar nga lojtarët e KF Deçani dhe futjes në fushë të shikuesve duke sulmuar fizikisht me grushta dhe shqelma lojtarët tanë.
Vlen të permendet edhe mos reagimi i Policisë së Kosovës dhe mos intervenimi i tyre në marrjen e masave ndaj lojtareve te KF Deçani dhe shikuesve që u futën në fushë dhe pa mëshirshëm sulmuan fizikisht lojtarët dhe stafin teknik të FC Prizreni.
Eskalimi i gjendjes filloi pas shënimit të golit nga ana e FC Prizreni në minutën e 86’, ku gjatë festimit të golit nga ana e lojtarëve tanë shikuesit nga tribunat filluan të gjuanin me shishe të forta (qelqi dhe plastike).
Në minutën e 87 lojtari jonë sulmohet nga lojtari me numër 21 i KF Deçani (kapët për floke dhe grushtohet në shpinë). Nga referi kryesor lojtari i KF Deçanit ndeshkohet me të verdhë dhe pas dy të verdhëve ndeshkohet me të kuq.
- Advertisement -
Gjendja e tensionuar vazhdoi edhe në minutën e 88 ku lojtari me nr 7 i KF Deçani me një ndërhyrje shqelmuese dhe godijtje të fort dhe të qëllimt ndaj lojtarit tone pas një rasti për gol nga referi kryesor ndeshkohet me të kuq.
Gjithqka filloi këtu, futja e shikuesve nga tribunat në fushën e futbollit dhe sulmi me grushta, shqelma dhe mjete të forta nga tribunat (pjesë të karrigeve dhe mjete të qelikta) fluturonin mbi lojtaret tanë dhe stafin teknik.
Për qudi Policia e Kosovës edhe pse ishin dy polic në mbajtjen e rendit dhe qetsisë asnjeri nga ta nuk reagoi për ta qetsuar situaten dhe për ti ndaluar shikuesit dhe lojtaret e Deçanit per mos të shkaktuar dhunë mbi lojtarër dhe stafin tonë. Po ashtu këta policë që janë me emër dhe mbiemer dhe nr të ID në protokoll nuk kërkuan përforcime për ndaljen e kësaj katrahure që ndodhi në fushë.
Me shumë vështirësi arritëm ti largojmë lojtarët dhe stafin teknik deri në zhveshtoret. Pas kësaj ngjarje edhe përkunder deshires tanë për ta vazhduar ndeshjen ku kishin mbetur edhe 2 minuta, ekipi vendas nuk arriti të krijojë siguri për vazhdimin e ndeshjes së minutave të mbetur si dhe filloi të bie muzgu, ishte diku rreth ores 19:25 dhe nuk kishte kushte për zhvillimin e ndeshjes per shkak te dukshmërisë së pamjaftueshme dhe mungesës së reflektorëve.
Në konsultim me delegatin dhe referet ndeshja u nderpre pasi që nuk kishte siguri dhe kushte për lojë.
FC Prizreni reagon ashpër ndajë dhunës së krijuar dhe mos reagimit të Policisë.
Për të gjitha të përshkruarat më lartë kemi prova dhe inqizime të shumta për secilin veprim të shkaktuar.
Me respekt kryesia e FC Prizreni