Vendimi për dënimin e Juventusit me marrjen e 15 pikëve është tërhequr të enjten dhe tani do të mbahet një gjykim i ri.
Gjykata Federale e Apelit duhet ta rishqyrtojë situatën. Kjo mund të bëhet brenda një muaji ose pas përfundimit të edicionit. Kështu që në rast të ndonjë dënimi, atëherë ai do të vlente për edicionin 2023/24.
Juventusi ishte dënuar me marrjen e 15 pikëve për falsifikim. Me kthimin e 15 pikëve, Juventusi del në pozitën e tretë në Serie A me 59 pikë. E zhvendos Romën në pozitën e katërt, Milanin në pozitën e pestë dhe Interin në vendin e gjashtë.
Po ashtu janë tërhequr dënimet për Andrea Agnellin, Maurizio Arrivabenen, Federico Cherubinin dhe drejtorin sportiv të Tottenhamit, Fabio Paratici.