Derbi spektakolar mes Juventusit dhe Torinos në Serie A ka përfunduar 4-2 për skuadrën e Allegrit.
Ekipi i Juric tregoi se e kishte seriozisht në këtë sfidë me golin që në minutën e dytë, me Karamoh. Përgjigja e bardhezinjve do vinte brenda ccerek ore lojë, me Cuadradon.
Në të 43-tën, Sanabria do ndëshkonte “Zonjën e Vjetër”, por gëzimi është i përkohshëm, pasi Danilo vendosi ekuilibrat. Juventus do siguronte fitoren në 20 minutat e fundit, pas golave të Bremer dhe Rabiot.