Gjatë sezonit aktual, Juventusit i janë hequr 15 pikë për shkelje financiare. Më pas pikët iu rikthyen torinezëve, por procedimi është në vijim.Sipas Corriere dello Sport, dënimet me pikë të Juventusit do të rishikohen të hënën.
Sipas burimit, klubit torinez mund t’i tërhiqen 12 pikë. Në këtë rast, skuadra do të kalojë në vendin e shtatë në tabelën e Serisë A dhe nuk do të mund të kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Juventusi do ta luajë ndeshjen e radhës më 22 maj kundër Empolit.