Juventus tërhiqet nga Superliga Europiane. Relevo raportoi sot se bardhezinjtë i kanë dërguar një deklaratë zyrtare Barcelonës dhe Real Madridit duke konfirmuar se “Zonja e Vjetër” nuk do jetë pjesë e projektit. Ky vendim duket se ka lidhje me frikën e Juventusit për një pezullim të mundshëm nga UEFA për 5 vite.
Klubi italian po distancohet nga ish-presidenti Andrea Agnelli, i cili dha dorëheqjen së bashku me të gjithë bordin e drejtorëve kur shpërtheu skandali i plusvalencave.
Gjithsësi, pavarësisht se Juventus po bën prapakthehu, zemërimi i UEFA-s është i madh dhe pezullimi nga Europa për sezonin e ardhshëm është diçka qe më shumë gjasë do të ndodhë. Në Torino luten që pezullimi nga kompeticionet europiane të mos jetë shumë i gjatë.
Il retroscena di As sulla lettera della #Juventus per uscire dalla #Superlega: la #UEFA avrebbe minacciato un’esclusione dalle coppe per cinque stagioni https://t.co/3R7jZ4vwVj pic.twitter.com/ZxwuwG9mPq
- Advertisement -
— Calcio e Finanza (@CalcioFinanza) June 6, 2023