Çështje ditësh apo çështje orësh kur Juventusi dhe trajneri Massimiliano Allegri do të ndajnë rrugët.
‘Zonja e Vjetër’ e cila kalojë një nga sezonet më të vështira viteve të fundit me heqjen e 10-të pikëve dhe mbetjen jashtë Ligës së Kampionëve, tashmë ka nisur ndërtimin e një skuadre të denjë për edicionin e ri.
Ndryshimet sipas medieve italiane, do të nisin nga kreu i bankinës. Juve dhe Allegri siç raportohet, kanë nisur negociatat për ndarjen e rrugëve.
“Juventusi ka nisur negociatat me Allegrin për të ndarë rrugët. Allegri do të shkarkohet nëse arrihet një marrëveshje”, shkruan TuttoSport”.