Jota: Nuk do ta harrojë kurrë këtë gol, të gjithë e kanë ëndërr të shënojnë golin e fitores në sekondat e fundit.
Diogo Jota shënoi në 90+5′ golin që shpëtoi dhe i dha Liverpoolit tre pikët ndaj Tottenhamit, në xhiron e 34-të të Premier League.
Liverpool fitoi duelin me rezultatin 4-3, me golin e realizuar në sekondat e fundit.